Lini takim  |   | 

Invisalign

Invisalign

Pa tela. Pa metal. Pa asnjë shqetësim. Është e vërtetë!

Invisalign është një sistem drejtues për dhëmbë të bukur, çka ju keni kërkuar gjithmonë, pa breketa. Një konsultë e detajuar me mjeken e specializuar në Ortodonci, në American Dental Clinic, mund të përcaktojë nëse Invisalign është e rekomandueshme për ju.

Ç’farë është?

Invisalign përdor një seri kompletesh, të ngjashme me protezat, të padukshëm, të lëvizshëm që nuk krijojnë asnjë shqetësim, dhe askush nuk e vë re që ju po i mbani. Pra, ju mund të buzëqeshni më shumë gjatë trajtimit, si dhe pas tij. Invisalign, i bërë me teknologhinë 3-D computer imaging, është provuar për efektivitetin e tij.

Pse Invisalign?

Sepse jo vetëm është i padukshëm, por është i lëvizshëm, kështu që ju mund të hani dhe të pini sipas dëshirës, njëkohësisht me trajtimin. Gjithashtu furçimi i dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar nuk është më problem. Është i rehatshëm, pa pjesë metalike që mund shkaktojnë iritime në gojë gjatë trajtimit. Pa metal dhe pa tela do të thotë akoma më pak kohë e shpenzuar në klinikë për kontrolle-rregullime.

Si funksionon?

Sistemi Invisalign përbëhet nga komplete drejtues që mbahen për rreth 2 javë, duke i hequr ato vetëm gjatë ngrënies, furçimit të dhëmbëve dhe përdorimit të fillit dentar. Pasi këto zëvendësohen me kompletin e serisë tjetër, dhëmbët tuaj do të lëvizin - pak nga pak – nga java në javë - deri sa ato të drejtohen, duke marrë pozicionin e tyre përfundimtar, që mjeku ju ka përshkruar. Ju do të na vizitoni çdo 6-10 javë për tu siguruar për ecurinë e trajtimit tuaj sipas planit. Koha mesatare e trajtimit zgjat 9-15 muaj dhe numri mesatar i kompleteve që përdoren gjatë trajtimit është 18 - 30, por si kohëzgjatja e trajtimit edhe kompletet e përdorura mund të variojnë nga rasti në rast.

Çfarë është Invisalign?

Sistemi Invisalign është mënyra praktikisht e padukshme për të drejtuar dhëmbët tuaja dhe për të arritur buzëqeshjen që ju keni dashur gjithmonë. Me përdorimin e teknologjisë së avancuar 3-D imaging, Invisalign përshkruan planin tuaj të plotë të trajtimit, nga pozita fillestare e dhëmbëve tuaj deri në pozicionin final të dëshiruar. Një seri drejtuesish transparentë bëhen me porosi për dhëmbët tuaj - dhe vetëm për ju - për ti lëvizur ato pak nga pak. Çdo drejtues mbahet për rreth dy javë, para se të zëvendësohet nga tjetri në rradhë, dhe deri në arritjen e pozicionin final të dhëmbëve tuaja. Kohëzgjatja e trajtimit tuaj me Invisalign do të përcaktohet nga mjeku juaj, bazuar në nevojat tuaja individuale.

Ortodoncia