Lini takim  |   | 

Trajtimi me dy-faza


Cili është avantazhi i trajtimit ortodontik me dy faza?

Trajtimi ortodontik me dy faza është një proces shumë i specializuar, që përfshin drejtimin e dhëmbëve dhe natyrisht, ndryshime të fytyrës. Avantazhi kryesor i një trajtim me dy faza është rritja e mundësisë për të patur rezultat ideal në aspektin shëndetësor, funksional dhe estetik, dhe që do të zgjasë gjatë gjithë jetës.

Çfarë ndodh nëse shtyj trajtimin ortodontik?

Disavantazhi i pritjes së daljes së plotë të dhëmbëve të përhershëm, duke marrë kështu trajtimin vetëm me një fazë, për dikë, me një mospërputhje të nofullave, është përballja me mundësinë e një rezultati të kompromentuar, që mund të mos jetë i qëndrueshëm.

Trajtimi i fazës së parë::

Baza për dhëmbë të bukur gjatë gjithë jetës
Qëllimi i trajtimit të fazës së parë është zhvillimi i nofullave në mënyrë të tillë që të ketë hapësirë për të gjithë dhëmbët e përhershme dhe pëputhjen (lidhjen) e duhur të nofullës së sipërme me atë të poshtme. Fëmijët, kur rriten dhe zhvillohen, shfaqin nganjëherë shenjat e para të problemeve në nofulla. Një nofull e sipërme dhe e poshtme që rritet shumë, ose jo mjaftueshëm, mund të dallohet që në moshë të hershme. Nëse fëmijët mbi 6 vjec kanë këtë mospërputhje në nofulla, ata janë kandidatë për trajtim ortodontik të hershëm.

Planifikimi i tanishëm ruan buzëqeshjen tuaj më vonë

Duke qënë se fëmijët rriten shumë shpejt, mund të përfitojnë jashtëzakonisht nga trajtimi i hershëm ortodontik, duke përdorur aparatet që ndikojnë në raportin e rritjes së nofullës së sipërme dhe të poshtme. Kështu, krijimi i një baze të mirë mund të arrihet duke siguruar hapësirën e mjaftueshme për daljen e të gjithë dhëmbëve të përhershëm. Ky korrigjim i hershëm mund të parandalojë heqjen e mëvonshme të dhëmbëve të përhershëm për të rregulluar dendësinë dhe/ose ndërhyrjet kirurgjikale për të drejtuar nofullën e sipërme dhe të poshtme. Lënia pa trajtim e një situate të tillë deri në daljen e të gjithë dhëmbëve të përhershëm, mund të sjellë mospërputhje të thellë të nofullave, duke vështirësuar arritjen e një rezultati ideal me aparatet ortodontike.

Marrja e të dhënave për të përcaktuar trajtimin tuaj unik individual

Të dhënat ortodontike do të jenë të nevojshme për të përcaktuar llojin e aparatit që do të përdoret, kohëzgjatjen e trajtimit, dhe frekuencën e vizitave. Të dhënat kosistojnë modelet e dhëmbëve, x- rreze dhe fotografi.

Periudha pushimi

Në këtë fazë, dhëmbët e përhershëm të padala ende, lejohet të shpërthejnë. Zakonisht nuk rekomandohet mbajtja e aparateve, pasi mund të pengojnë daljen e tyre. Është më mirë që dhëmbët ekzistuese të përhershme të kenë lirshëmëri në lëvizje, ndërsa procesi i daljes së dhëmbëve është drejt përfundimit. Një fazë e parë e suksesshme, do të ketë krijuar hapësirat e nevojshme për dhëmbët që dalin. Në të kundërt, ata mund të përplasen ose të zhvendosen ndjeshëm.

Monitorimi (ndjekja) e progresit të dhëmbëve tuaja

Me fjalë të tjera, në fund të fazës së parë të trajtimit, dhëmbët nuk janë në pozicionet e tyre përfundimtare. Kjo do të kryhet në fazën e dytë të trajtimit. Heqja selektive e dhëmbëve primare (të qumështit) mund të jetë në interes të nxitjes së daljes së atyre të përhershëm gjatë kësaj faze pushimi. Prandaj, vizitat periodike për mbajtjen nën vëzhgim, janë të nevojshme, zakonisht me intervale kohore gjashtë-mujore.

Trajtimi i fazës së dytë::

Jini të shëndetshëm dhe dukuni tërheqës
Qëllimi i fazës së dytë është të sigurojë që çdo dhëmb ka një vend të përcaktuar në gojë, duke qënë njëkohësisht në harmoni me buzët, faqet, gjuhën dhe dhëmbët e tjerë. Krijimi i këtij ekuilibri bën që dhëmbët të funksionojnë së bashku ashtu sic duhet.

Në fillim të fazës së parë, plotësohen të dhënat ortodontike dhe përcaktohet diagnoza si dhe një plan-trajtimi. Disa lloje aparatesh janë përdorur në fazën e parë, në varësi të problemeve të hasura. Faza e dytë fillon në momentin që të gjithë dhëmbët e përhershëm kanë dalë, dhe zakonisht kërkon mbajtjen e aparatiti ortodontik në të gjithë dhëmbët për një periudhë prej 24 muajsh. Mbajtja e Ritainers pas kësaj faze, rekomandohet për ruajtjen e buzëqeshjes tuaj të bukur.

Ortodoncia