Lini takim  |   | 

Higjiena Orale


oral hygiene

Ortodoncia

Larja e dhëmbëve tuaj kur mbani aparat ortodontik.
Kur i jeni nënshtruar trajtimit me aparatin ortodontik është shumë e rëndësishme që të pastroni dhëmbët pas çdo vakti, për të patur dhëmbë dhe gingiva të shëndetshëm gjatë gjithë kohës së trajtimit tuaj. Nëse keni nevojë për ndihmë në zgjedhjen e furçës së përshtatshme për dhëmbët, pastës së dhëmbëve, jeni të lutur të na pyesni dhe ne mund t’ju ndihmojë të zgjidhni produktet e duhura për dhëmbët dhe aparatin tuaj ortodontik.

Pastrimi i duhur kryhet si më poshtë: Hapi 1

: Duke përdorur një furçë të thatë me një sasi të vogël pastë dhëmbësh pastroni vendin ku takohen gingivat (mishrat e dhëmbëve) dhe dhëmbët.

Pastrimi i duhur kryhet si më poshtë: Hapi 2

Për 10 sekonda aplikoni pastrimin vibrues rreth e qark qafës së çdo dhëmbi.

Pastrimi i duhur kryhet si më poshtë: Hapi 3

Çdo dhëmb në të dya harqet duhet të pastrohet ngadalë.

Pastrimi i duhur kryhet si më poshtë: Hapi 4

Pastroni dhëmbët e poshtëm duke u nisur nga gingivat me drejtim për së larti dhe dhëmbët e sipërm prej gingivave me drejtim për së poshti. Gjithashtu pastroni mirë pjesën e sipërme të gojës edhe gjuhën!

Furçë dhëmbësh ndërdentare

Ju mund të përdorni një furçë dhëmbësh ndërdentare (ndërmjet dhëmbëve) për të pastruar nën dhe përreth telave të aparatit tuaj ortodontik.

Shpërlarës gojor fluorid INëse jeni të prirur ndaj kaviteteve (dëmtimit të dhëmbëve), ju mund të aplikoni shpëlarje të gojës me fluor, krahas larjes së dhëmbëve tuaj. Na pyesni dhe ne mund t’ju ndihmojmë të zgjidhni produktin e duhur për dhëmbët tuaj.

Pastrimi i aparatit tuaj ortodontik të lëvizshëm

Pastroni aparatin tuaj ortodontik të lëvizshëm çdo ditë si pjesë e larjes së rregullt të dhëmbëve tuaj. Duke qënë se grimcat e ushqimit mund të grumbullohen në aparatin tuaj ortodontik ashtu sikurse grumbullohen tek dhëmbët tuaja, duhet të pastroni çdo ditë aparatin ortodontik. Tretni tabletën për pastrim dentar në një gotë me ujë të zakonshëm në temperaturë dhome dhe zhysni në të aparatin tuaj ortodontik, proces që duhet kryer një herë në ditë. Në këtë mënyrë parandalohet akumulimi i baktereve dhe aparati juaj do të ketë shije më të mirë.

Higjiena Orale
Info per pacientin