Lini takim  |   | 

Llojet e aparateve ortodontike


types of braces

Metal Braces

Ndër aparatet ortodontike, aparati tradicional metalik është lloji më i zakonshëm dhe sot më shumë se kurrë është më i rehatshëm. Komponentët e tij janë të bëra prej çeliku inox të cilësisë së lartë. Ky aparat drejton dhëmbët tuaja me përdorimin e braketave metalike dhe telave në formë harku. Me këtë lloj aparati, ju keni mundësi zgjidhni unaza elastike me ngjyra, duke i dhënë buzëqeshjes tuaj stil unik.

Gold Braces

Aparati ortodontik me braketa prej ari është i ngjashëm me aparatin metalik tradicional. Ndryshimi qëndron në faktin që komponentët e tij janë të bëra prej çeliku inox, por janë të veshura me ar, në mënyrë unike. Veshja me ar mund të konsiderohet më tepër si një opsion estetik, në krahasim me aparatin tradicional. Ndërsa kostoja e braketave prej ari është çuditërisht e krahasueshme me atë të braketave të tejdukshme.

Ceramic Braces

Braketat qeramike, të bëra prej materiali të tejdukshëm janë më pak të dallueshme mbi dhëmbët tuaja, në krahasim me braketat metalike. Për këtë arsye, aparati ortodontik me braketa qeramike preferohet kryesisht nga adoleshentët dhe pacientët e rritur, për të cilët rezultati estetik ka më shumë rëndësi. Ndërsa janë më pak të dukshme, braketat qeramike kërkojnë më shumë vëmendje për sa i përket higjienës orale, duke qënë më të mëdha dhe më të brishta se sa ato metalike. Për këtë arsye, braketat qeramike tentojnë të përdoren më shumë në dhëmbët e sipërme se sa në ato të poshtme.

Clear brackets

Shfaqja e braketave trasparente (të tejdukshme) ka tërhequr vëmendjen e shumë pacientëve, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë buzëqeshjen e tyre, por preferojnë ti shmangen pamjes së gojës me braketa metalike.

Invisible Braces

Aparatet ortodontike të tejdukshme (si Invisalign) përdorin një seri drejtuesish të padukshëm, të lëvizshëm dhe të rehatshëm për drejtimin e dhëmbëve tuaja. Duke qënë të tillë, askush nuk mund të thotë që ju jeni duke i mbajtur! Invizalign jo vetëm janë të padukshme, por edhe të lëvizshëm, kështu që ju mund të hani dhe pini atë që dëshironi, ndërsa gjatë trajtimit ortodontik, pastrimi i dhëmbëve dhe kalimi i fillit dentar nuk janë aspak problem. Invisalign janë të rehatshme dhe duke qënë se janë pa metal nuk shkaktojnë irritime në gojë, gjatë trajtimit ortodontik.

Lingual Braces

Aparati ortodontik Lingual është i fshehur prapa dhëmbëve dhe për këtë arsye është i "padukshëm" kur ju buzëqeshni. Lingual Braces është përshtatur 100% që të përputhet me formën e dhëmbëve tuaja, dhe për këtë arsye krijohet vetëm për ju. Lingual Braces është një opsion i arsyeshëm për profesionistë të rritur (atletë, modele, aktorë, muzikantë, etj).

Rreth ortodoncisë
Videos Orthodontics
Info per pacientin