Lini takim  |   | 

Useful Advice


dental

Probleme të përgjithshme


Prishja e dhëmbëve

Kariesi, ose prishja e dhëmbëve, është një sëmundje e parandalueshme. Edhe pse kariesi mund të mos ju rrezikojë jetën, ndikon negativisht në cilësinë e jetës tuaj. Ekspozimi i vazhdueshëm i dhëmbëve dhe gingvave ndaj sasive të mëdha sheqernash dhe niseshtesh, mund të sjellë formimin e acideve, që fillojnë të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.

Ushqime të pasura me karbohidrate, të tilla si karamele, biskota, pije të buta madje edhe lëngje frutash, krijojnë depozita (lënë mbetje) mbi dhëmbët tuaj. Këto mbetje kur bashkohen me bakteriet, që zakonisht mbijetojnë në gojë, formojnë pllakën bakteriale. Kombinimi i këtyre mbetjeve dhe i pllakës formon acide që mund të dëmtojnë strukturën minerale të dhëmbëve, gjë që çon në prishjen e tyre.

Dhëmbë të ndjeshëm

Ndryshimet e temperaturës bën që dhëmbët tuaj të zgjerohen dhe të tkurren. Ushqimi i nxehtë dhe i ftohtë, së bashku me pijet, mund të shkaktojë dhimbje ose irritime tek dhëmbët e ndjeshëm. Me kalimin e kohës, smalti idhëmbëve mund të prishet, gingivat e dhëmbëve mund të tërhiqen ose dhëmbët mund të pësojnë çarje mikroskopike, duke ekspozuar pjesën e brendshme të dhëmbit dhe irrituar fundin e nervave. Tek personat me dhëmbë shumë të ndjeshëm, thjesht, thithja e ajrit të ftohtë mund të shkaktojë dhimbje.

Sëmundja e gingivave – Sëmundja Periodontale

Sëmundja e gingivave ose sëmundja periodontale, mund të shkaktojë inflamacion, humbjen e dhëmbëve dhe dëmtimin e kockave. Sëmundja periodontale nis me një shtresë ngjitëse bakteresh, e quajtur pllakëz.

Sëmundja periodontale në fazë të hershme, ose gingiviti, mund të sjellë gjakderdhje të lehtë, skuqje të theksuar dhe enjtje të mishrave të dhëmbëve. Avancimi i gingivitit në sëmundje Periodontale, mund të sjellë rënien e dhëmbëve ose nevojën për heqien e tyre nga dentisti. Sëmundja Periodontale është e parandalueshme dhe normalisht mund të shmanget nëpërmjet larjes së përditshme të dhëmbëve dhe përdorimin e fillit dentar. Tregues të ekzistencës se sëmundjes periodontale është fryma vazhdimisht me erë të keqe ose shija e keqe në gojë.

Canker Sores

Aftat (aphthous ulcers) janë plagë të vogla brenda gojës që përsëriten shpeshherë. Në përgjithësi, zgjasin një ose dy javë dhe kohëzgjatja e tyre mund të reduktohet me përdorimin i solucioneve larëse antimikrobiale. Afta ka një bazë të bardhë apo gri, rrethuar nga një zonë të kuqe.

Probleme ortodontike

Një kafshim i çrregullt (malokluzion) mund të jetë i trashëguar, ose ka dhe lloje të tjera që mund të fitohen. Disa nga shkaqet e malokluzioneve janë mungesa e dhëmbëve ose prania e më shumë dhëmbëve, dhëmbët e dendur ose nofulla të keqzhvilluara.

Aksidente apo çështje zhvillimore dhe shprehi të tilla thithja si thithja e gishtit për një periudhë të tejzgjatur, mund të shkaktojnë malokluzione.

Parandalimi i prishjes së dhëmbëve nga përdorimi i biberonit

Prishja e dhëmbëve tek foshnjat mund të minimizohet ose të parandalohet totalisht, nëpërmjet ndalimit të vënies në gjumë të tyre, duke i ushqyer me gji apo me biberon. Foshnjat që kanë nevojë për biberon për t’i zënë gjumi qetë, duhet t'u jepet një shishe e mbushur me ujë ose biberon i thjeshtë. Në klinikën tonë jemi të përkushtuar për të luftuar prishjen e dhëmbëve të fëmijëve të vegjël nga përdorimi i biberonit. Mirë është të na informoni, për çdo shenjë prishjeje të dhëmbëve, apo ndonjë gjë të pazakontë që vini re në gojën e fëmijës suaj.

Info per pacientin
Video