Lini takim  |   | 

Kirurgjia Ortognatike


Kirurgjia Ortodontike, e njohur gjithashtu si kirurgji ortognatike, është një lloj trajtimi ortodontik, që përdoret për të korrigjuar raste të vështira siç janë kafshimi i keq, anomali të kockave të nofullave dhe malokluzione. Shpesh këto anomali shkaktojnë vështirësi në përtypje, në të folur, në fjetje edhe aktivitete të tjera rutine. Kirurgjia Ortognatike korrigjon këto probleme dhe së bashku me trajtimin ortodontik përmirëson pamjen e përgjithshme të profilit të fytyrës.

Nëse keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ortognatike, mjeku juaj ortodont do të bashkëpunojë me një kirurg oral për të siguruar që ju do të keni rezultatin më të mirë të mundshëm.

Kur mund të jetë e nevojshme?

Kirurgjia Ortodontike mund të përdoret për të trajtuar të rriturit me kafshim të çrregullt apo shqetësime të tjera estetike. Tipikisht rritja e nofullës ndal në moshën 16 vjeçe për femra dhe 18 vjeç për meshkujt. Një ndëhyrje kirurgjikale ortognatike, mirë është të bëhet kur nofulla është në rritje. Ndërhyrja kirurgjikale bëhet kur linja e nofullës është e deformuar, dhe kafshimi i duhur nuk mund të arrihet vetëm me trajtimin ortodontik. Kjo do të ndihmojë në krijimin e linjës së nofullës dhe me trajtimin ortodontik në vijim do arrihet pozicionimi i duhur i dhëmbëve.

Si mund ta di nëse kam nevojë për ndërhyrje ortognatike?

Mjeku juaj Ortodont mund t’ju thotë nëse operacioni ortognatik është i nevojshëm si pjesë e trajtimit tuaj dhe kjo varet nga vështirësia e rastit dhe linjës së nofullës tuaj.

Si funksionon ndërhyrja kirurgjikale ortognatike?

Kirurgu oral kryen operacionin, i cili bëhet në spital. Operacioni mund të zgjasë disa orë, në varësi të rastit. Pas operacionit, një periudhë pushimi dy-javore është e dosmosdoshme. Duke qënë se operacioni ortognatik është një operacion i rëndësishëm, ju rekomandojmë që të planifikoni një periudhë kohe larg nga puna ose shkolla, gjatë procesit të shërimit. Pasi nofulla të jetë shëruar, mjeku juaj ortodont edhe një herë do punojë për të përsosur kafshimin tuaj. Pas operacionit, duhet të mbani breketa, dhe shumica e tyre hiqet 6-12 muaj pas tij. Pas heqjes së breketave, do të mbani një aparat ortodontik - retainer - për të ruajtur buzëqeshjen tuaj të re.

Cilat janë rreziqet lidhur me kirurgjinë ortognatike?

Ashtu si çdo operacion i rëndësishëm mjekësor, edhe një ndërhyrje kirurgjikale ortognatike mund të ketë rreziqe. Megjithatë, procesi i operacionit ortognatik nuk është diçka e re, por diçka që kryhet për shumë vite, nëpër klinika dhe spitale. Nëse ju jeni të shqetësuar lidhur me një trajtim të mundshëm me ndërhyrje kirurgjikale ortognatike, ju lutemi kontaktoni me klinikën tonë dhe na lejoni t’ju informojmë mbi të. Do jetë kënaqësi për ne, t’ju përgjigjemi çdo pyetje që ju mund të keni si dhe t’ju japim çdo informacion shtesë lidhur me të. Për ne ka rëndësi që ju të ndiheni mirë edhe të qetë.

Cilat janë përfitimet e një operacioni ortognatik?

Për shumë pacientë, përfitimi më i rëndësishëm i një operacioni ortognatik është arritja e një buzëqeshje të bukur e të shëndoshë për gjithë jetën. Nëse keni nevojë për trajtim ortodontik për të korrigjuar një kafshim të çrregullt, malokluzione, ose anomali të nofullave, operacioni ortognatik mund t’ju ndihmojë të rikthehet besimi juaj ndaj vetvetes duke ju lejuar të buzëqeshni për shumë vite më pas.

Ne përcaktojmë nëse operacioni ortognatik është opsion i përshtatshëm për ju.

Ortodoncia